Letra artizanale të shpërndara nëpër korridoret e Fakultetit të Arteve Pamore të japim ndjesinë e të rrëmujshmes. Por në vetvete gjithsecila nga ato ka harmoni.

Ato paraqesin qoftë brishtësinë e figurave që përfaqësojnë ashtu edhe fantazinë e krijuesit. Një botë midis problemesh dhe pikëpyetjes se ku qëndron individi në të.

Kujtime personale apo pjellë e imagjinatës ata të gjithë e gjejnë një mënyrë për të komunikuar. Qoftë kjo nëpërmjet grafikës apo animimit.

Sa i përket këtij të fundit janë dy studentë që kanë zgjedhur pikërisht gjuhën e filmit të animuar, dhe personazhin aq të njohur të Migjenit, “Lulin e Vocërr” për të mbrojtur diplomën e tyre bachelor.

Më së shumti këto janë histori shqiptare. Tema të sugjeruara nga pedagogët ose jo. Por në një pamje të përgjithshëm ato kanë larmishmëri.

Sepse sipas studentëve edhe përditshmëria jonë është e tejmbushur me informacion dhe ngjarje, të cilat në Lenten e tyre artistike përthyen në këto forma. Ekspozita qëndron e hapur në Fakultetin e Arteve Pamore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA