Diplomimi i gjimnazistëve/ Ceremonia te “Ismail Qemali” pas provimeve të maturës

04/07/2019 19:56

Interesi për librat dhe të mësuarit pa pushim i kanë dhënë 18 vjeçarit, Hysen Ndregjoni notat maksimale.

Maturanti që filloren e ka kaluar në Dibër, e shënon gjimnazin si një nga etapat më të vyera deri më sot. Puna iu shpërblye në ceremoninë e diplomimit, ku mori certifikatën si maturanti ekselent, fitues i disa çmimeve të para në olimpiada kombëtare.

“Ky 3 vjeçar ka qenë një nga më të bukurit që kam kaluar deri më tani, por fatkeqësisht vetëm tani mund ta kuptoj sa se kam vlerësuar dhe sa do më mungojë në të ardhmen. I sfiduar kam qenë gjithmonë, së pari për mesataren pastaj edhe sfidat që më vinin si olimpiada të ndryshme”, është shprehur Hysen Ndregjoni.

Mirënjohjen më të madhe për dijet e fituara i kanë për mësuesit.

“Falenderoj atë që ditën e parë nuk na thirri nxënës por fëmijë” është porlotur një prej maturantëve.

“Në ceremoninë e diplomimit u jemi bashkuar emocioneve të maturantëve të gjimnazit “Ismail Qemali”. Tani më ata i pret një sfidë e re, universiteti”.

“Si përfundim i 3 vjeçarit është e rëndësishme që të ketë edhe një ceremoni përmbyllëse që të kurorëzoj të gjithë atë lodhjen, mundin që kemi bërë për të arritur suksesin që kemi sot”, ka thënë një tjetër maturant.

“Rezultatet ishin maksimale, kemi ruajtur notat që kemi marr gjatë gjimnazit. Përpos ngarkesës së mësimeve kemi pasur edhe shumë aktivitete të ndryshme, por ç’është më e bukura shoqëria që kemi krijuar”.

“Siç thuhet gjithmonë periudha e gjimnazit është ajo që s’harrohet. Rezultatet ishin maksimale për mua, pavarësisht vështirësive edhe te provimet e maturës ja dola të dilja shumë mirë”, ka thënë Eldi Pasko.

Ndërsa prindërit kanë përjetuar bashkë me ta ngarkesën e maturës, stresin e zgjedhjes së degëve të studimit apo ndjesitë se si do dukeshin në festa. Sic janë pranë tyre edhe në mbrëmjen e diplomimit.

I ftuari i mbrëmjes ishte politikani Pandeli Majko, si ish nxënës i gjimnazit “Ismail Qemali” që kishte ardhur me një këshillë për ta.
“Është nga ato pak moment në jetën e njeriut ditët që do kaloni deri sat u jepet e drejta e studimit. Se ndiheni edhe inxhinier, filozof, economist”, ka thënë Pandeli Majko.

Top Channel