Qeveria siç e kishte paralajmëruar kohë më parë miratoi paketën anti-shpifje.

Etilda Gjoni Ministrja e Drejtësisë sqaroi se paketa rregullon disa ligje kryesore për shërbimet e medias dhe në asnjë dispozitë, nuk cënon lirinë e shprehjes dhe pluralizmin e tregut.

Gjonaj sqaroi se, paketa është hartuar edhe me përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë, OSBE dhe BE. Ajo sqaroi se çdo media online jo vetëm që do të regjistrohet, por duhet të bëjë publik edhe pronarët e saj.

Për Gjonaj kjo paketë do të sigurojë procedura të shpejta administrative mbi trajtimin e ankesave dhe gjithashtu do të ketë një reagim të shpejtë të institucioneve publike.

Shërbimet mediatike online do të monitorohen nga AMA.

Top Channel