Wake Up/ Petrit Malaj: Im bir mban emrin e rolit më të dashur të karrierës sime si aktor

02/07/2019 14:44

“Vizita e inspektorit” shkruar nga John Priesley dhe e vënë në skenë nga regjisori Altin Basha e pati premierën javën e shkuar për tu rikthyer për publikun gjatë muajit shtator.

Kjo dramë pati disa risi për ekipin realizues; Për regjisorin Altin Basha kjo ishte drama e par me natyrë investigative që ai sillte në teatër, ndërsa për një nga aktorët protagonist e pikërisht për Petrit Maljan ky ishte rikthim në një skenë teatri pas 20 vitesh mungesë. Për gati dy dekada, ai nuk është angazhuar në projekte artistike në teatër, me sa duket ja dedikoi karrierën, edukimit të brezit të ri të aktorëve pasi që prej vitit 2008 është rektor i Universitetit të Arteve. I ftuar në “Wake Up” ai foli për karrierën e tij artistike, ku u ndal dhe tek rolet që ka interpretuar. Ai tha se një nga djemtë e tij mban emrin e rolit më të dashur të karrierës së tij.

Top Channel