Kryebashkiakët e PD në zyrën e Bashës, pas 30 qershorit duhet të lënë zyrat
02/07/2019 10:20
Me përfundimin e votimeve të 30 qershorit dhe shpalljes fituese të Partisë Socialiste në 60 nga 61 bashkitë e vendit, kriza politike pritet të përqëndrohet edhe te bashkitë që për katër vite u drejtuan nga opozita.
Kryebashkiakët ende në detyrë të Partisë Demokratike do të zhvillojnë në orën 11:00 një takim me kryetarin Lulzim Basha, në selinë blu.
Aty pritet të diskutohet vendimi që PD do të marrë për 15 bashkitë që drejton dhe nëse kryebashkiakët do të largohen nga zyrat pas rezultateve të 30 qershorit.
Opozita nuk e njeh votimin e 30 qershorit dhe përpara ditës së votimeve bëri përpjekje për të penguar procesin në KZAZ-të që ishin vendosur në pronat e bashkive.
Top Channel