Policia në Hong Kong është përleshur me protestuesit në përvjetorin e kalimit të kontrollit nga Britania e Madhe tek Kina.

Në skena kaotike të hënën, policia përdori gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për të mbajtur protestuesit jashtë një sheshi në të cilin zhvillohej ceremonia e zakonshme e ngritjes së flamurit. Një grup i vogël protestuesish po ashtu sulmuan ndërtesat qeveritare.

Kjo ishte më e fundit në një seri protestash kundër një ligji të kontestuar që do të lejonte ekstradimet në Kinë. Qeveria e ka pezulluar atë pa afat por protestat vazhdojnë dhe drejtuesja e Hong Kongut, Carrie Lam po përballet me thirrjet për dorëheqje.

Evente pro demokracisë mbahen çdo vit për të shënuar kalimin e kontrollit. Turma të mëdha njerëzish u mblodhën për një marshim dhe një tubim, por policia i kërkoi organizatorëve të shkurtonte trajektoren ose të anullonte ngjarjen për shkaqe sigurie.

Top Channel