Disa persona janë grumbulluar pranë “Shkollës së Baletit” në Tiranë, por që raportohet se janë shpërndarë sapo është afruar policia.

Burime nga policia thonë se turma u shpërbë menjëherë sapo ndërhynë uniformat blu. Nuk ka asnjë të shoqëruar pasi kishte veç thirrje dhe jo akte dhune.

Pas këtij momenti, raportohet se në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”, kanë filluar të grumbullohen disa protestues, ku janë 23 Qendra Votimi.

Por kjo nuk i ka penguar deri më tani qytetarët që duan të votojnë ta zhvillojnë këtë proces.

Top Channel