Përçahet gjykata për votimet/ Vendime të ndryshme pas kërkesave të të burgosurve

29/06/2019 15:12

Përsa i takon zgjedhjeve të 30 qershorit, 78 të burgosur kanë marrë vendime të ndryshme dhe kontradiktore nga Gjykata e kryeqytetit. Disa prej tyre do të votojnë, e disa të tjerë nuk do munden, sepse i janë drejtuar Gjykatës se gabuar dhe jo asaj Administrative.

Kërkesat individuale të disa të dënuarve dhe të paraburgosurve për t’u regjistruar ne listen zgjedhore pranë qendrave të votimit ne sistemin penitenciar ku ata mbahen, ka ndarë në dy kampe të kundërta gjyqtarët.

Një pjesë e gjyqtarëve mendojnë se këto padi janë çështje administrative dhe ndaj kanë shpallur mos kompetencën duke ua referuar Gjykatave Administrative.

Pjesa tjetër iu kanë dhenë kartonin jeshil për të votuar në zgjedhjet e 30 qershorit.

Shpëtim Kraja, i arrestuar në muajin qershor për vjedhje, pasi nuk e gjeti emrin në listën e zgjedhësve iu drejtua Gjykatës Civile.

Por Gjykata e konsideroi veten jo kompetente dhe e delegoi në Gjykatën Administrative.

Argumenti i Gjykatës e lidh pretendimin e të paraburgosurit me mos veprimin e zyrave të gjendjes civile, e cila ka për detyrë të hartojë listen e zgjedhësve për çdo qendër votimi.
Në kushtet kur padia e Krajës thueht më tej prekin një akt administrativ, atëherë kjo mosmarrëveshje nuk është civile, por administrative, ndaj ceshtja duhet t’i kalojë për shqyrtim një gjykate tjetër.

Por ndryshe është shprehur gjykata për të dënuar të tjerë, sikurse është rasti i Fabiano Topit, i cili kërkon të votojë në burgun 313 ku edhe mbahet i arrestuar.

E drejta për të votuar thotë Gjykata është një e drejtë Kushtetuese, e cila nuk mund të mohohet, ndaj të paraburgosurit i pranohet kërkesa, duke i përcjellë madje edhe një kopje të verdiktit i është përcjellë autoriteteve.

Por ndërkohë për shkak të ashpërsimit të ligjit kutive të votimit në burgje nga 5179 të dënuar e të paraburgosur do t’u drejtohen vetëm 2540.

Të tjerët përjashtohen nga e drejta e votës për shkak të veprave të rënda që kanë kryer.

Top Channel