Hungaria nuk e jep Nikolla Gruevksin: Gjykata e Budapestit e refuzoi kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e ish kryeministrit maqedonas.

Pamjet filmike e treguan Gruevksin ndërsa dërgohej në sallën e gjyqit me pranga ne duar. Gjykata penale në kryeqytetin maqedonas e dënoi në 2018 me dy vjet burg ish-shefin e ekzekutivit lidhur me rastin e blerjes së një makine Mercedes për rreth 600 mijë euro me para të buxhetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në vitin 2012.

Ai akuzohet edhe për organizimin e sulmit të përgjakshëm në parlamentin maqedonas. Ndonëse iu mor pasaporta, Gruevksi arriti të largohej nga vendi duke kaluar edhe përmes Shqipërisë, për të gjetur në fund strehim në Hungari, ku siguroi azilin në kohë rekord.

Deri edhe në një raport të Parlamentit Europian për Maqedoninë – eurodeputëtet patën kërkuar një paragraph shtesë për dorëzimin e Gruevskit tek autoritetet maqedonase, por duket asgjë nuk ka efekt mbi Budapestin. Vete Gruevski pretendonte se në vendin e vet, jeta e tij është në rrezik dhe se ka pasur kërcënime se mund të vritet në burg.

Top Channel