Wake UP/ Manchester, gjyshja 92-vjeçare “arrestohet” sepse donte të përjetonte një aventurë!

27/06/2019 12:19

Një gjyshe 92 vjeҫare e quajtur Josie Birds, ka përjetuar një aventurë të këndshme në këtë moshë duke u arrestuar nga policia e Manchesterit.

Gjithë jetën e saj ajo ka qënë një qytetare e përgjegjshme dhe asnjëherë nuk ka patur probleme me drejtësinë, por ua ka shprehur familjarëve dëshirën e saj për të përjetuar të paktën një herë ndjesisë e të qënurit një “kriminele”. E gjithë situata u inskenua nga një mik i familjes dhe dy oficerë policie të cilët erdhën dhe e arestuan në banesë. Mbesa e saj Pam Smith tha se gjyshen e akuzuan për plaҫkitje në bashkëpunim me disa persona të tjerë. Policia e prangosi, e futi në pjesën e pasmë të fugonit dhe e ҫuan në komisariat. Aty ajo u mor në pyetje dhe shprehu edhe dëshirën e saj për të hyrë në qeli. Por në atë moment policët i sollën ҫaj dhe tortë dhe i thanë se e gjitha ishte një shaka. E gjithë kjo ishte një surprizë e përgatitur nga të afërmit e saj, mënyrë që gjyshja të kishte një kujtim aspak të zakonshëm. Policia u tregua shumë e kuptueshme dhe madje e publikuan edhe rastin e surprizës në rrjetet sociale. Znj. Birds ka gjashtë vajza, 20 nipër e mbesa, 28 stërnipër dhe 2 stërmbesa.

Top Channel