Sherr i dhunshëm në Vlorë, një i ri goditet fizikisht nga disa persona

19/04/2026 21:15
foto ilustruese

Një sherr mes të rinjsh është regjistruar sot në Vlorë, ku një person është goditur me shkelme dhe grushte, në zonën e Plazhit të Vjetër.

Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi raporton se i riu është goditur nga disa persona.

Dëshmitë nga vendngjarja tregojnë një situatë të tensionuar, ndërsa të pranishmit janë përpjekur të ndërhyjnë për të ndalur përplasjen.

Top Channel