Akademiku Fuga me një ‘listë’ këshillash për emigrantët dhe turistët që kthehen në Shqipëri: Ju modernët që vini me biçikleta, kujdes sepse…
Exclusive nga Anila Hoxha
Policia e shtetit pranon për Exclusive se gjatë vitit të fundit në të gjithë vendin u dogjën 233 banesa, 10 qytetarë humbën jetën të asfiksuar dhe pesë të tjerë u plagosën.
Në Tiranë u shënuar 93 shtëpi të shkrumbuara, 27 në Durrës dhe 20 në Vlorë. Disa prej shkaqeve të rënies së zjarrit ishin bombolat e gazit, shkëndijat elektrike dhe djegia e makinave elektrike në garazhe.
Shkëlqim Goxhaj: Në territorin e bashkisë së Tiranës janë spostuar gjeneratorët, më së shumti janë përdorur nga marketet, presim nga çdo qytetar që të na njoftojë nëse katet nëntokë janë biznes. Sot ishim tek një biznes. Unë mendoj që edhe mbyllja e parkimeve nën tokë se në katet minus dy dhe minus tre është shumë e vështirë, propozimi ynë është të gjitha parkimet të jenë të hapura. Nëse kemi ngjare të makinave elektrike…
Shkëlqim Goxhaj: Po të shikoni Air Albania, hyni në garazh dhe keni kanale ventilimi. Atje nuk ka shans të mos ventilohet. Futu në një garazh tjetër, por ne i kalojmë këto gjëra.
Kush i kontrollon?
Shkëlqim Goxhaj: Këto kontrollohen që në fillim, shikoni ligjin e fundit e performancës që në çdo pesë parkime një ta bësh me karikim elektrik. ani të futësh poshtë në garazh një karikim elektrik pa ditur çfarë ndodh aty për mua është një absurditet. Sepse nuk jemi të përgatitur, ky ka qenë një debat në Gjermani në fillim nuk lejuan, tani kanë vendosur rregulla.
Veç rrezikimit të jetës, dhe shkatërrimit të çdo gjëje nga flakët, për qytetarët lufta e dëmshpërblimeve hap beteja të tjera nga të cilat shtetit i zbriten miliona euro çdo vit.
Këtu në pallatin e djegur dëmet janë të pallogaritshme dhe çështja është penale. Por bashkë me shtëpinë njerëzit kanë humbur edhe shpresën.
Dritan Dango, drejtor i emergjencave, bashkia Tiranë: Do i kompensojmë vetëm orenditë, e thotë ligji.
Por Artur Gjeta, njëri nga dhjetëra banorët që panë tu digjej para syve shtëpia dhe pasuria kërkon garanci, jo vetëm për gjithçka që përfundoi në zjarr, por edhe për jetën.
Artur Gjeta: E pashë si ndodhi, për pak kam qenë mes të parëve. Dua të shkulin fasadat që dikush të mos kujtohet të bëjë keq.
Top Channel