Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës, ku raportohet se një 56-vjeçar i ka marrë jetën bashkëshortes së tij, duke e goditur me levë.
Një konflikt që nisi për shkak të xhelozisë përfundoi tragjikisht këtë të martë në fshatin Babicë të Vlorës.
Lavdosh sulaj ka sulmuar me leve bashkëshorten Lauretën për të cilën dyshonte se kishte një lidhje me një banor të fshatit fqinj.
Konflikti kishte përfshirë familjen e tij të cilët siç raportohet nga banorët, pak ditë më parë kanë sulmuar me armë gjahu edhe personin që dyshonin se kishte një lidhje me nusen e tyre.
Të martën në mesditë 55 vjeçari ka sulmuar të shoqen 44 vjeçare duke e masakruar.
Për shkak të plagëve ajo humbi jetën një orë më pas në spitalin e Vlorës.
Bashkëshorti vrarës është arrestuar nga policia e cila pritet të zbardhë detaje të tjera mbi konfliktin që u shndërruar në tragjedi Jetime mbeten dy fëmijët e çiftit që punonin së bashku në servisin e makinave ku dhe u krye krimi.
Top Channel