SHBA, sulm kibernetik Iranit/Jashtë funksionit sistemet kompjuterike që kontrollojnë lëshimin e raketave

23/06/2019 12:48

Shtetet e Bashkuara kanë nisur sipas raporteve një sulm kibernetike kundër Iranit pas rrëzimit të avionit amerikan pa pilot. Në momentin e fundit, presidenti Donald Trump u tërhoq nga vendimi për ndërmarrjen e një vale bombardimesh nga ajri mbi republikën Islamike, megjithatë Amerika duket se nuk e ka lënë pa përgjigje goditjen e dronit të saj.

Sulmi kibernetik, nga sa pohon Washington Post, ka nxjerre jashtë funksionit sistemet kompjuterike iraniane që kontrollojnë lëshimin e raketave. Ky konsiderohet një lloj shpagimi jo vetëm për dronin, por edhe për dëmtimin e anijeve cisterne në ngushticën e Hormuzit, për të cilin Uashingtoni fajësoi Teheranin.

Shtetet e Bashkuara po kështu kanë vendosur sanksione, të cilat Trump, i përshkroi si “madhore:. Argumenti i tij ishte; sanksionet janë të nevojshme për ta parandaluar Iranin nga marrja e armëve bërthamore dhe presioni ekonomik do të ruhet derisa Teherani të vendose të ndryshoje kurs. Pala tjetër ndërkohë nuk ka ndenjur as ajo duarkryq; firmat e sigurisë kibernetike konfirmuan një shtim të përpjekjeve iraniane për të hakeruar agjencitë qeveritare dhe kompani amerikane.

Top Channel