Një avion i vogël është rrëzuar në Havaji, duke shkaktuar të paktën 11 viktima.

Avioni  po barte disa persona, që dëshironin të hidheshin me parashutë, por diçka nuk ka shkuar sipas parashikimeve dhe aventura është kthyer në tragjedi.

Avioni u rrëzua në afërsi të pistës Dillingham në afërsi të Mokuleai në Havaji. “Departamenti i Transportit në Havaji njoftoi se nga rrëzimi i avionit nuk ka asnjë të mbijetuar”, transmeton BBC.

“Deri më tani, sipas raportit të parë, dimë se 11 persona kanë qenë në bord. Nuk ka asnjë të mbijetuar”, tha shefi i zjarrfikësve, Manuel Neves, duke shtuar se familjarët e personave në bord kishin parë nga toka rrëzimin e avionit.

Top Channel