Shkencëtarët thonë se kanë identifikuar shenjat më të hershme të sëmundjes së Parkinsonit në tru, 15 deri në 20 vjet para se të shfaqen simptomat. Skanimi i një numri të vogël pacientësh me rrezikshmëri të lartë, arrinte të zbulonte keqfunksionime në sistemin e serotonins, një hormon më shumë funksione në tru, duke përfshirë këtu humorin, oreksin, gjumin dhe lëvizjen. Sipas studiuesve te  “King’s College” në Londër, zbulimi mund të çojë në forma të reja të trajtimit të sëmundjes.

Parkinsoni është një sëmundje e trurit që prek rreth 145,000 njerëz në Britani të Madhe. Simptomat kryesore janë lëkundje, dridhje dhe ngurtësi, por depresioni, problemet me kujtesën dhe gjumin janë gjithashtu të zakonshme.

Tradicionalisht, sëmundja mendohet të jetë e lidhur me një hormon të quajtur dopaminë, i cili mungon në trurin e njerëzve me këtë sëmundje.

Edhe pse nuk ka shërim, ekzistojnë trajtime për të kontrolluar simptomat – dhe ato përqendrohen në rivendosjen e niveleve të dopaminës.

Por ekipi hulumtues sugjeron se shenjat e para paralajmëruese të sëmundjes janë ndryshimet ne nivelet e serotoninës.

Top Channel