Kush do të jetë pasuesi i Messit? Scaloni merr vendimin, zgjedh lojtarin që do të mbajë veshur numrin 10 të Argjentinës Aksidentet rrugore kanë shënuar ulje në maj të 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Maji i këtij vitit numëron 40 aksidente më pak, se maji i 2018, duke rënë kështu me rreth 26%.
Po ashtu, pesë mujori i parë i këtij viti, ka më pak aksidente se pesë mujori i vitit të kaluar, me një rënie prej 11.5%. Numërohen 76 aksidente më pak.
Rënia e numrit të aksidenteve, ka sjellë edhe më pak të aksidentuar që mund të kenë mbetur të plagosur apo edhe të vdekur.
Maji i këtij viti, ka 58 persona më pak të aksidentuar se maji i vitit të kaluar,me një rënie prej rreth 29%. (grafik maj 2018-2019)
Po ashtu, maji i 2019-ës, ka 3 persona më pak të vdekur se maji i vitit të kaluar. (Grafik Maj 2018-2019)
Ndërsa po të krahasojmë periudhën Janar-Maj të 2018, me 2019, ky vit ka 2 persona të vdekur më pak.
Aksidentet e shkaktuara nga këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimi rrugor, majin e 2019, kanë pasur një rënie me rreth 30% krahasuar me majin e 2018-ës.
Megjithatë, numrin më të lartë të shkakut të aksidenteve e mbajnë drejtuesit e mjeteve. Në maj të 2019-ës, ata zënë 87% të numrit total të aksidenteve, krahasuar me majin e vitit të kaluar.
Megjithatë, pesë mujorin e këtij viti, drejtuesit e mjeteve, kanë shkaktuar 37 aksidente më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Top Channel