Koncerti veror vjenez, i mbajtur në Parkun e Pallatit Schoenbrunn, kremton 15 vjetorin e krijimit të këtij eventi të veçantë. Që nga viti 2004 Filarmonia e Vjenës luan në parkun e famshëm të kështjellës falas.

Këtë vit, publiku shijoi një mbrëmje të  influencuar nga amerikanët me tingujt e “Rapsodi në blu”, të George Gerschwin.

Orchestra filarmonike e Vjenës shkëlqeu nen drejtimin e dirigjentit të madh venezueljan Gustavo Dudamel, e mbështetur dhe nga pianistja kineze Yuja Ëang, e konsideruar gjerësisht si një yll në rritje. Ne program kishte mes të tjerash edhe pjesë klasike amerikane si uvertura “Candid” e Leonard Bernstein, “Candid”, “Adagio për harqe”, nga Samuel Barber, apo “Stars and Stripes Forever” nga John Philipp Sousa.

“Ideja është se shumë kanë një lloj frike nga muzika klasike, një lloj tërheqjeje. I tremb për shembull hyrja në Musikverein, ky mbahet çdo vit koncerti i famshëm vjenez i Vitit të Ri. Këtu nuk ka barrierë, nuk ka pagesë për hyrje. Nëse njerëzit duan të vijnë ashtu siç janë; janë të mirëpritur dhe faktikisht, interesi ka qenë i madh”, tha Michael Bladerer, drejtor i orkestrës filarmonike të Vjenës.

Dirigjentë të rëndësishëm i kanë drejtuar në vite koncerte të këtij eventi, duke përfshire këtu edhe të madhin Zubin Mehta. Në vitin 2010, koncerti veror vjenez mblodhi rreth 100.000 persona.

Top Channel