A pritet një Dekret surprizë i Metës për shkrirjen e Parlamentit? Ervin Bushati përgjigjet në “Top Talk”

21/06/2019 16:51

Mes Kuvendit e Presidentit ka nisur një betejë ligjore, teksa të parët kanë nisur hapat për shkarkimin e tij, Meta ka dërguar dy letra ku kërkon informacion nga KQZ për zëvendësimin e deputetëve, një hap që shihet se mund të çojë në një dekret për shkrirjen e Kuvendit.

I ftuar në studion e Top Talk, sekretari i Grupit Parlamentar të PS, Ervin Bushati, u pyet nëse Presidenti gjen shkelje në procedurën e zëvendësimit të deputetëve, a mund të shkrijë Kuvendin?

Bushati u përgjigj se: “Presidenti është tërësisht jashtë Kushtetutës. Sot mund t’i shpalli edhe luftë Amerikës. Nuk e shkrin dot”.

Top Channel