Siguria ushqimore/ Ryshfet punonjësve të AKU–së të mbyllin sytë për therjen dhe shitjen e mishit në rrugë

20/06/2019 21:00

Fiks Fare në trajtimin e sigurisë ushqimore, ka denoncuar disa herë rastet e therjeve të kafshëve nëpër rrugë, në kushte skandaloze dhe të pakontrolluar. Akoma deri më sot institucionet shtetërore nuk kanë arritur të ndalojnë therjet dhe tregtimin e kafshëve dhe produkteve të tyre, nëpër lëndina apo e rrugë. Tregtarët për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjore të tyre, kanë zgjedhur të paguajnë përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për ndëshkimin e tyre, duke ju dhënë nga 2000 deri në 3000 lekë në dorë. Tregtarët vijojnë të shesin mishin në kushte skandaloze dhe askush nuk ndërhyn për mbrojtjen e jetës së konsumatoreve.

Fiks Fare ka vëzhguar situatën në disa rrethe të vendit tonë. Fillimisht gazetarët janë ndaluar në Divjakë. Një kasap i cili therte bagëtitë para shkollës së mesme në një lëndinë në qendër të qytetit dhe që punonte prej 20 vitesh ka treguar se nuk shqetësohej nga askush. Ma dje në kioskën e tij fare lehtë gjendej mish i pavulosur. Tregtari ja dilte “paq” pa u ndëshkuar nga askush. As nga AKU -ja, as nga Drejtoria e Higjienës, as nga Policia Bashkiake apo ajo e rendit.

Pranë tij në momentin që kasapi therte bagëtitë ishte edhe mbesa e tij, jo më shumë se 3 vjeçe e cila shikonte gjyshin e saj, tek therte bagëtitë në mes të papastërtive. Gjatë bisedës me gazetarët e Fiks Fare, tregtari tregon ” kam 20 vite që punoi si kasap. Punoi me frikë sepse ka shumë kontrolle nga AKU -ja, por deri tani kam arritur të tregtoj pa probleme, pasi edhe jam kasapi më i vjetër. Bagëtitë që therë janë të pa matrikulluara dhe për pasojë edhe pa raport mjekësorë. Shpesh shpretkën e bagëtive ja jap vajzës. Për t’i dërguar në Leshnje për t’i therë bagëtitë në thertore është shumë larg kështu që fare mirë i therë këtu”.

Pak metra më tej është një grua që shiste në bidonë plastik qumësht, në anë të tregut të fruta perimeve, në kushte skandaloze, askush nuk e pengonte atë të ushtronte aktivitetin e saj. Gjatë bisedës me gazetarët zonja tregon se ajo e tregton qumështin rregullisht madje të jep garanci që qumështi është shumë i pastër dhe shishet po ashtu. Pesë metra më larg një tjetër banor i Divjakës nën temperaturat e larta të këtij të nxehti tregton peshk në qese plasmani pa akull dhe në mes të rrugës.

E njëjta situatë ndodh edhe në Cakran të Fierit. Gjatë bisedës tregtari tregon se ai i therë bagëtitë në shtëpi për të shmangur largësinë e thertores dhe taksat që duhet të paguajë, ndaj më shumë i intereson t’i theri në kushtet e shtëpisë.

Në Vloçishtë të Korçës, gazetarët e Fiks Fare kanë kapur një tjetër rast edhe më flagrant. Kasapi i cili i therte bagëtitë në shtëpinë e tij, mishin e tregtonte në qendër të fshatit në bagazhin e makinës “Kafshët i blej dhe i therë vetë. Kam vite që punoi si kasap. Mishi që tregtoi unë është special” shprehet kasapi edhe pse mishi është në bagazhin e makinës. Ndërsa djali i tij që tregton së bashku me babait e tij u tregon gazetarëve të Fiks Fare që ” inspektorët e AKU -së të cilët i kanë kapur shpesh duke tregtuar mishin në të tilla kushte, kanë marrë nga 2000- deri 3000 lekë, në dorë, për të mos e gjobitur dhe i kanë lënë të punojnë të lirë”.

Në Gramsh në qendër të qytetit gazetarët janë futur në një dyqan mishi, ku gjatë bisedës me shitësen kanë mësuar se ” mishi ishte i pavulosur dhe për pasojë edhe i pakontrolluar nga mjeku veterinar”. Po në këtë qytet në fshatin Çekrez ngjitur me qytetin ku një herë në javë zhvillohet pazari i gjësë së gjallë, gazetarët gjetën një veterinerë duke matrikulluar bagëtitë që i kishte blerë një tregtar në një fugon.

Bagëtitë në këtë treg ishin të gjitha pothuajse të pamatrikulluara. Gjatë bisedës me tregtarët gazetarët kanë mësuar se bagëtitë vinin nga Konispoli dhe rrethe të tjera. Ata i kishin blerë kafshët e pamatrikulluara, pasi veterinerët që mbulojnë këto zona nuk kanë shkuar të kryejnë një detyrë që ligji i ngarkon me përgjegjësi për ta bërë. Po në këtë qytet gazetarët hasën edhe një tregtar që shiste pula të ngrira në bagazhin e një makinë, por asgjëkundi nuk hasën në një inspektor të AKU-së.

Fiksi – Duam një gjysmë qengji?

Kasapi – Ec, ec se këtu jam

Fiksi – Ku vetë ti?

Kasapi – Thikat, hep hajt

Fiksi – Nuk ka frikë goca?

Kasapi – Jo, ka parë gjithmonë. T’ keqen baba jot mor

Fiksi – Hormone gjë nuk ka të paktën?

Kasapi -Për kështu ashtu se unë kam mësuar me shpretkën atë, atë shpretkën do t’ia japë asaj ( fëmijët). Shpretkën sa e therë ja japë gocës time. Alda ik thuaj nënës donë baba çengelin. ( urdhëron fëmijën e mitur)

Fiksi – Për sa minuta e ke më çafsh

Kasapi -Ja, ja iku

Fiksi -Sa i bën kështu kotë?

Kasapi -Shiko keci donë më shumë terezi nga qengji

Fiksi – E pra se lëkura a.

Kasapi – Se ka lëkurën një çik të fortë

Bashkëshortja e kasapit – Donë çengelë?

Kasapi – Çengel

Fiksi – Po atë pse e donë?

Kasapi – ja do ta frymë pak

Fëmija i mitur – Na bëj (çengelin)

Kasapi – Mirë, ja mbaje zemra e babit

Fiksi – Në Tiranë na mbyten si lënë ti presin more burrë?

Kasapi – Në Tiranë vërtet s’të lënë, këtu fshehurazi.

Fiksi – Fshehurazi?

Kasapi – Fshehurazi se ai thotë kështu duhet të ketë matrikullin, duhet leja e therjes, duhet

Fiksi – Kush s’të lënë?

Kasapi -Bashkia

Fiksi – Bashkia?

Kasapi – Shteti ore AKU -ja

Fiksi – Pse fshehurazi?

Kasapi -E, të vijë këtu këtë ta jo vetëm këtë ta sekuestron po të vë edhe 10 milion lekë gjobë.Hajt puno po deshe.

Fiksi – I pret pasdite edhe s’ka njeri

Kasapi – Eh ato janë çdo ditë kështu.

Fiksi -Ka thertore Divjaka?

Kasapi -JO, në Lushnjë

Fiksi -Po pse nuk të lënë kështu këta?

Kasapi -Nuk të lënë

Fiksi -Po pse, për çfarë arsyeje?

Kasapi – Po pse, ka një seri gjërash. Dëgjo Sokratin, jam në prag të pensionit dua nja një vite e ca, po nuk rezistoj më dot. të punoi unë, të punoi për xhepat e tyre apo të punoi për hallet e mia. Se ata ikën njëri, vjen tjetri. Motra të keqen baba jote, ty të ka baba zemër. Me jap pak çengelin, ty ta ka baba zemër.

Fiksi – Po kështu rrugës nuk ju bllokojnë të paktën

Kasapi – Ore edhe të bëjnë ndonjë ashtu, po rrugës, ai vjen e më kap këtu ska nevojë rrugës ai.

Fiksi -Po këtu sa vite ke, ke vite besoi?

Kasapi – kam mbi 20 e ca vjet.

Fiksi -Edhe të bllokojnë

Kasapi -Jo, jo tani kanë hyrë këta, ne këtu i kemi therë më përpara.

Veleshnjë, Korçë

Fiksi – Mish deri?

Djali i Kasapit – Po, me 5000 lekë (të vjetra) kg. E ke të mirë. E ke super ajo duket.

Kasapi – Derri pa dhjamë, mos e ki merak hiç. E ke të shkëlqyer fare.

Fiksi – Na ka zënë frika prandaj

Kasapi – Jo, jo mos ki merak

Fiksi – Se të jetë i vulos thua hajt se e ka kontrolluar kush

Kasapi – Me vulë ta bëjmë ne

Fiksi -Vulën ja vendos vetë?

Kasapi – Jo, therim atje ne, po këtë e therem në shtëpi. Unë jam nga Zvirini.

Fiksi – Ke kompleks apo…

Kasapi – Jo bre kështu edhe i blejmë. Kasap kam punuar.

Fiksi – Ke punuar gjithmonë?

Kasapi – Po, po

Fiksi – Në Tiranë nuk i lënë njeri me shitë, njëherë kështu nuk bëhet fjalë, me i shitë në makinë si ju, hallall

Kasapi – Edhe ne s’na lenë. Edhe këtu u bë keq.

Fiksi –S’ju lënë?

Kasapi – Po të AKU -së e ke llaf burri tamam.

Kasapi – Mos e pyet për të mërzitur.

Fiksi – Këto të AKU -së ju mërzitin ë?

Djali i Kasapit – Po nuk po na lënë të mos kem njeri. Po vinë ata, ka tre ditë erdhën këtu ata.

Fiksi -Kërkojnë edhe shumë, ju marrin lekë në dorë?

Djali i Kasapit – Po de po.

Fiksi -Ore doni mish që është i freskët shtëpie, nuk ka vulë e budallallëqe që kanë të tjerët? ( pyet kolegun?

Djali i Kasapit – Është shumë i mirë po hajde. Ore e theri vetë në shtëpi, e theri vetë në shtëpi.

Fiksi- Për shembull me ardhur AKU-ja, sa..

Djali i Kasapit – Po marrin sa të duash.

Fiksi – Po për të mos i vu gjobë sa i jepni

Djali i Kasapit – Po gjoba nuk llogaritet pastaj

Fiksi – Sa ju marrin në dorë

Djali i Kasapit – E nuk llogaritet, gjobe e dreç ça të kapi shpenzime

Fiksi – Po në dore sa u jepni?

Djali i Kasapit – Po ju japim nga 20-30

Fiksi – Edhe s’të vënë gjobë pastaj

Djali i Kasapit – Po

Divjakë qumështi

Fiksi – Dua të ma hedhësh këtu në një bidon

Shitësja – Ja atë po bëj.

Fiksi – Me sa është bidoni?

Shitësja – 1000 lekë ( të vjetra)

Fiksi – Bidonin kisha frikë

Shitësja – Ua më vjen shumë keq, unë shes nga java javë dhe jam nga Divjaka.

fiksi – Mos ma kullo aftë fundin a të keqen?

Shitësja – E kam kulluar në shtëpi një herë unë. Më vjen shumë keq. Shumë faleminderit ta hash gëzuar.

Divjak/Peshku tregtohet pa asnjë lloj kushti, madje as në akull

Fiksi – më fal pse është i dëmtuar?

Shitësi – Me fushnjer. Këtë e kë të gjallë me 5000 lekë ( të vjetra) . Ngjala e ke me 6000 lekë ( të vjetra).

Në Cakran , Fier

Kasapi – Ne a qërojmë në thertore, po. A e ke veterinerin atje ai ti plotëson të gjitha, ç’më duhet raporti mua të marrë unë raport veterineri? Do bëj kontroll veterineri dhe do më lëshoj një raport veterineri. Ti çoj direkt në thertore, atje do më marrë 3000 lekë veterineri, për therjen dhe raportin

Fiksi – Të detyron të abuzosh vetë

Kasapi – E sigurt do të abuzoj, se lekë andej, lekë këtej, lekë andej, lekë andej. Po kështu se shpie se 3000 ai, 3000 ky nga do ti gjejë parat, 7000 – 8000 lekë i bën të tëra. Jam i detyruar i marrë këtu mat anë në Cakran kamë një stallë.

Në Gramsh

Tregtari -Viça mali, viça mali

Fiksi – Shumë i dobët

Tregtari -Viça mali, s’kanë ndonjë peshë kështu

Fiksi – Pa matrikull të fikin derën janë plehra këta dëgjo

Tregtari -Po edhe ata rregullat kërkojnë. Në mes malit ku do ta gjejë ai, matrikullin në majë të malit.

Fiksi – Në ç’zonë i ke marrë?

Tregtari – Në Leskovik, ku vetë veterineri atje. Atij s’ka ç’i duhet, ne duam të punojmë. Po nuk ka vajtur puna deri tek matrikulli, këtu s’kemi bukë të hamë.

Tregtari 2 – I qojnë në Elbasan se s’kanë thertore këtu.

Fiksi -Viçat ishin komplet pa matrikull?

Tregtari2 – Kjo është ai i Qeverisë. Ik matrikulloje në shtëpi viçin ti. Paguaje atë, po s’e vuri vendosi gjobë. Gramshi është më shtrenjtë sikur është kryeqyteti i Shqipërisë. Dy ditë therin në Elbasan, të tjerat i therin kështu në shtëpi.

Tregtari 2 -E le letrën brenda?

Veterineri – E lashë, e ke aty

Fiksi – Po ju vajti kështu lekë këtu, lekë transporti, për matrikullin. Për matrikullin sa lekë?

Tregtari 2 – 1000 lekë ( të vjetra) matrikulli

Fiksi – 1000 lekë ( të vjetra) matrikulli ë?

Tregtari 2 – Po. Këtu kanë të drejtë t’i venë fshatarit në shtëpi, çoje veterinerin në shtëpi sa lekë do fshatari, sa donë, ashtu i bën atje dhe shëndet.

Dyqan mishi në qendër të Gramshit

Shitësi – Nuk pati aq punë sot, nuk pati, ditë e shtunë po s’pati punë.

Fiksi – Na bëj na bëj ca brinjë aty

Shitësja – Ta pres unë që të mos kuptohet fare

Fiksi – Mire se nuk ju ngacmon kush në dyqan more vëlla?

Shitësi – Jo, jo

Top Channel