“Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes 03/11 01:25
Mazhoranca ka çuar në Kuvend ndryshimin e Kodit Penal, për ndalimin daljes nga Shqipëria 5-10 vite për personat e dënuar për krime zgjedhore.
Por për ish-deputetin e PD, Fatbardh Kadilli ky ndryshim në Kodin Penal është rikthim i dënimeve politike.
“Ligji sot, i ngjashëm me atë të internimit. Çfarë do bëjë Edi Rama, do na internojë për politikë. Ky është dënim për politikë. Nuk është një keqbërës, apo një manipulator në këtë rast. Po flasim për njerëz që protestojnë që të mos lejojnë farsën elektorale”, u shpreh Kadilli.
Top Channel