Fiks Fare/ Mjekët e urgjencës nuk ndërhyjnë, qytetarja i fajëson për humbjen e bashkëshortit

19/06/2019 21:00

Loreta Dardha u ankua në Fiks Fare për shërbimin e urgjencës në Korçë, ku fajëson mjekët e urgjencës për vdekjen e bashkëshortit të saj. Si rrjedhojë e pakujdesisë së tyre ajo sot nuk ka më në jetë bashkëshortin e saj.

Zj.Loreta tregon se ditët e fundit burri i saj kishte tension të lartë dhe se ajo kishte telefonuar urgjencën disa herë, që të vinin të merrnin bashkëshortin.

“ Ai kishte për 3 ditë me radhë tensionin shumë të lartë dhe në pamundësi për ta çuar vetë në spital, mora urgjencën” tregon ajo ”por herën e parë u desh një orë të mbërrinte urgjenca dhe mjekët vinin nuk i bënin asgjë përveç një serumi dhe iknin”.

Ajo tregon se edhe pse pas këtij qetësuesi i shoqi ishte përmirësuar mbas disa orësh ajo kishte përjetuar sërish të njëjtën situatë, kishte telefonuar sërish dhe kur kishte ardhur mjekja e urgjencës i kishte matur tensionin të ndjerit të cilin e kishte pasur aso kohe 18 me 10.

“Nuk ka asgjë do t’i kalojë” kështu më tha doktoresha dhe nuk ma merrnin në spital.

Në këto kushte ajo është detyruar të paraqitet personalisht pranë spitalit Korçë dhe të kërkojë një makinë për të transportuar bashkëshortin e saj për në spital. Aty takon një mjek i cili e ndihmon dhe i jep një ambulancë që të sjell burrin e saj të sëmurë në spital.

Pasi e mbajtën dy ditë në spital të Korçës, zj. Loreta bashkë me bashkëshortin nisen për në Tiranë e kthehen brenda ditës, por në Tiranë mjekët i kishin thënë që burri duhet të rrinte edhe 10 ditë të tjera nën kujdesin e mjekëve në Korçë. Ato tre ditë që ndejti në shtëpi me tension të lartë pësoi trompozë në këmbë. Mjekët në Korçë i kërkuan të firmoste për prerjen e këmbës së bashkëshortit në të kundërt duhet ta merrte në shtëpi. Fillimisht Loreta nuk kishte pranuar “ por nuk e di si ma mbushën mendjen që hodha firmën “ shprehet ajo duke firmosur daljen e burrit nga spitali.

Pasi doli nga spitali nuk u desh shumë që burri i Loretës të ndërronte jetë. Duke mos iu dëgjuar zëri askund, ajo tregon se iu drejtua Fiks Fare, për të denoncuar pakujdesin në mjekim të mjekëve. “ Madje ata vinin e shihnin dhe nuk i bënin asgjë , por tregonin barsoleta me lekë , duke më thënë që ti ke mundësi se ke lekë” përfundon Zj, Loreta.

Ajo me ndihmën e gazetarëve të Fiks Fare takon shefin e urgjencës i cili i shfajësohet se nuk ka staf. “Unë kam një mjek dhe dy infermiere, edhe ditën që kë marrë ambulancën nuk të takonte , por duhet të merrje në telefon” i thotë ai Zj. Loreta. Duke e ditur se ajo është ankuar edhe në ministri për këtë çështje doktori e pyet se çfarë do të fitojë zonja duke prishur imazhin e mjekëve.

Ndërsa për pacientin që tashmë nuk jeton më ai shpreh se jo të gjithë pacientët që kanë tension të lartë shoqërohen në urgjencë. Por ajo që është e qartë është se bashkëshorti i zj,Loreta nuk i jeton më.

Top Channel