Shitet piktura e parë e Gauguin/80 mijë euro për kryeveprën e mjeshtrit post-impresionist

18/06/2019 14:09

Piktura e parë e Paul Gauguin ( Pol Gogenit), e realizuar në teknikën akuarel kur ai ishte vetëm 17 vjeç, u shit në ankand për 80.000 euro. Piktura, e firmosur nga Gogeni 2 korrikun e vitit 1865, tregon një bujtinë zvicerane dhe është dëshmi e qartë e talentit të atij që do të shndërrohej në një mjeshtër të madh post-impresionist.

Por  ajo tregon dhe diçka tjetër, që i bezdis mbështetësit e tezës së Gogenit ishte një piktor autodidakt; kërkimet e dy studentëve nga universiteti i Tours-it tregojnë se piktura 39.5 cm e gjerë dhe 25 e lartë, është realizuar nga artisti i famshëm, asokohe adoleshent, nën mbikëqyrjen dhe udhëzimet e profesorit Charles Thought.

Rreth 200 vetë morën pjesë në ankandin që kishte mbledhur mes të tjerash edhe koleksionistë private e përfaqësues muzesh, ndërsa me telefon dhe internet, shitjet i ndiqnin blerës të interesuar nga e gjithë bota. Çekiçi i ankandit ra për shumë objekte, përfshire dhe dy pantera bronzi të realizuara nga Rembrandt Bugatti, vëllai i prodhuesit të famshëm te automobilave, Ettore Bugatti, të cilat iu shitën për 1 milionë e 100 mijë euro një blerësi francez, që preferoi të mbetej anonim.

 

Top Channel