Refuzimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për t’u paraqitur në Prokurori është shoqëruar me një zhvillim të fundit dhe reagim të fortë nga Partia Demokratike. Ministri Lleshaj ka komunikuar me shefin e rojeve të Bashës, gardistin Feim Dollapaj, me pretendimin se Lulzim Basha është kërcënuar.

Por me një shkresë drejtuar ministrit të Brendshëm e që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi shkruan se Lleshaj ka shkelur çdo procedurë dhe çdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështjeje. Bardhi i kërkon Lleshajt mënyrën se si e mori informacionin për rrezikun që i kanoset Lulzim Bashës, duke dyshuar se takimi me Dollapajn ka qenë për të shantazhuar kreun e PD.

“Duke patur parasysh rrethanat, kur dhe si është zhvilluar ky takim dhe shkeljen e standardeve ligjore dhe institucionale nga ana juaj, në trajtimin e informacionit që pretendoni se posedoni, përforcohet dyshimi që qëllimi i vërtetë i takimit ka qenë shantazhimi i kryetarit të opozitës”, aludon Bardhi.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel