Një i ri është shpëtuar pasi ra në kraterin e një vullkani të fjetur në Oregon, i cili tashmë është kthyer në liqen, pas më shumë se 6 orë pritje dhe ftohtë.

Rojet bregdetare e SHBA mori një telefonatë nga Parku Kombëtar i Liqenit të Crater-it ku thuhej se një turist ishte rrëzuar nga një lartësi prej 250 metrash, pranë fshatit Rims. Liqenit të Crater është më i thellë në SHBA. Një avion arriti në vendin e ngjarjes rreth orës 4:28 të hënën, me një ekip litar  për të shpëtuar Tyler Johns.

“Isha duke vizituar liqenin, teksa këmba më rrëshqiti prej borës. Unë u rrokullisa dhe rashë 250 metra poshtë në humnerë. Më pas ngeca diku dhe mora plagë në kokë, krahë dhe pata  djegie brinjësh. Ndjeva dhimbje në të gjithë trupin. Çizmet më ishin mbushur me borë.

I hoqa që të shmangia ngrirjen e këmbëve dhe i vesha përsëri pas një ore. Nisa që të ngjitem, po arrita deri në një farë pike dhe pastaj nuk kisha  se ku të kapesha. Nuk e dija nëse dikush më kishte parë për të ardhur që të më shpëtonte”, tregon momentet e tmerrit, Johns.

Për të dalë që prej andej, 28-vjeçarit i është dashur 6 orë pritje dhe ankth. Pavarësisht lëndimeve të tij, Johns u kthye në punë ditën tjetër.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA