Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Donald Trump ka thënë se do të pranojë informata të dëmshme për kundërshtarin e tij gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2020, edhe nëse ato do të vinin nga një qeveri e huaj.
Në një intervistë me ABC News, presidenti e mohoi se kjo do të llogaritej si ndërhyrje në zgjedhje.
“Ata kanë informacion – mendoj se do ta merrja”, tha ai.
I pyetur nëse ai mendonte se djali i tij duhet të kishte thirrur FBI-në kur mori një email të tillë në 2016, ai tha: “Më jepni një pushim, jeta nuk funksionon në këtë mënyrë”.
Megjithatë, presidenti më vonë tha se “ndoshta” do të kontaktojë FBI-në nëse atij i ofrohet informacion që ai “mendon se ka diçka të gabuar”.
Top Channel