Tmerr tek turistët, ballkoni i kullës më të lartë në Çikago plasaritet nën këmbët e tyre

13/06/2019 10:52

Plasaritet bazamenti i ballkonit në katin e 103-të të kullës me të lartë në Çikago. Turistët janë tmerruar teksa xhami plasariti nën këmbët e tyre,  mbrëmjen e së hënës.

Zona e gjithë prej qelqi e Kullës Willis, në të cilën turistët  mund të shikojnë qytetin e Çikagos nga një pikë e lartë, quhet Skydeck. Shtresa e saj mbrojtëse e sipërme është bërë prej qelqi të laminuar. Të hënën, xhami thye në “mijëra copa”, sipas WBBM.

Në një video të shpërndarë në Facebook, vizitorët duken nervozë dhe të frikësuar dhe menjëherë grumbullohen larg zonës së xhamit.

Kulla Willis, e cila u quajt Kulla  Sears deri në vitin 2009, tha se askush nuk ishte lënduar.

Departamenti i Ndërtimeve i Çikagos tha se inxhinierët e brendshëm të Tower Willis janë duke e trajtuar situatën.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA