WakeUp/ AKEP: Stop telefonatat e marketingut me opsionin “Do Not Call Me”

10/06/2019 14:57

Kuvendi i ka kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) që të ngrejë një regjistër që synon të zgjidhë këtë problematikë.

Regjistri do të quhet “Do Not Call Me” dhe do të bazohet në praktikat më të mira ndërkombëtare, për të rregulluar aktivitetet e telemarketuesve që bëjnë thirrje telefonike të padëshiruara për individë privatë.

Skema e regjistrimit do të mundësojë përdoruesit që të bëjnë “opt-out”, pra të mos marrin thirrje të pa kërkuara nga kompanitë telemarketing.

Kuvendi ka sjellë edhe një herë në vëmendje çështjen e kabllove ajrore duke nënvizuar se edhe kjo pjesë duhet të shihet me kujdes në vitin 2019.

Kërkohet që të detyrohen operatorët të zbatojnë kushtet teknike, duke konsideruar problemin e kabllove ajrore apo atyre të vendosura në shtyllëzimet elektrike, si dhe përdorimi i përbashkët i infrastrukturës, si një problem i cili vijon të mbetet shqetësuese.

Top Channel