Të regjistruar për 30 qershorin, Milo-Patozit: Duhet të shqetësohemi sesi do shkojmë në këto zgjedhje

10/06/2019 22:30

PDS dhe BD janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit (shfuqizuar si datë nga presidenti), por Paskal Milo thotë se është i shqetësuar për procesin për shkak të konfliktit mazhorancë-opozitë.

Gjatë replikës me Astrit Patozin, Milo kërkoi nga koordinatori i BD-së që të mos përqëndrohet vetëm në interesat politike, pasi nuk mund të përjashtohet rreziku i konfliktit më 30 qershor dhe as se zgjedhjet do të zhvillohen në bazë të standardeve që kërkohen.

“Në ndërgjegjjen time jam shumë i shqetësuar sesi do të shkojmë në këto zgjedhje për shkak të konfliktit. Edhe ju besoj se duhet të jeni të shqetësuar pavarësisht se jeni subjekt i ri politik dhe doni të përfitoni nga ky rast”, replikoi Milo.

Patozi tha se zgjidhjen e krizës politike duhet ta japin institucionet dhe jo palët e përfshira në konflikt.

Top Channel