Gjykata Kushtetues, Ulsi Manja tregon në Top Talk kur mund të jetë funksionale

10/06/2019 16:53

Prej kohësh Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, duke krijuar jo shpesh herë edhe hamulli mbi vendimmarrje apo pretendimeve politike në Shqipëri. Rasti më i fundit është ai i dekretit të Presidentit Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, ndërkohë që mazhoranca e cilëson këtë vendim si nul duke vijuar procesin normal të zgjedhjeve, si edhe ka paralajmëruar se të enjten nis procedurat e shkarkimit të Presidentit.

Por instanca e fundit që deklaron shkarkimin e Presidentit, ose jo, është Gjykata Kushtetuese. Në situatën ku ndodhet sot Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, e në studion e Top Talk, Ulsi Manja u pyet se si do të veprohet në këtë rast.

Ai shpjegoi se brenda korrikut, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mund të përfundojë renditjen e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese. Çka i hap përfundimisht rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Brenda këtij sesioni parlamentar Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mund të përfundojë renditjen e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese. Edhe nëse Presidenti nuk do t’i dekretojë, ligji e parashikon që pas tejkalimit të afatit 30 ditor, i pari i renditur në listë bëhet anëtar i Gjykatës Kushtetues, edhe kështu me radhë”, tha ai.

Top Channel