‘Këndi i së vërtetës’ në “E Diell” në Top Channel ka nxjerrë në pah shumë anë të panjohura mes Mihrije Braha & Naim Abazit.

“A ke bërë ndonjëherë sherr me ndonjë mashkull tjetër për mua?”, i është drejtuar Mihrije bashkëshortit, ndërsa ky i fundit ia ktheu duke thënë se nuk ishte e nevojshme.

“Rashë në grepin e tij”, tha këngëtarja duke qeshur. Më pas, duke dalë pak nga skenari, Mihrije e pyeti Naimin në lidhje me numrin e të dashurave që ka pasur përpara saj.

“Unë kërkoja Mihrijen. Kërko e kërko, derisa e gjeta”, ka thënë ai, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.

Gjatë intervistës, ajo gjithashtu ka zbuluar se tek Naimi gjithmonë ka vlerësuar inteligjencën e tij, pasi asnjëherë nuk i ka parë meshkujt nga bukuria fizike.

Edhe pas 20 vitesh martesë, Mihrije dhe Naimi ia kanë dalë në mënyrë perfekte të krijojnë një balancë mes karrierës dhe jetës private.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel