Kryeqyteti austriak, Vjena, i tha lamtumirë ikonikes, ballo të jetës, që mbledh fonde për AIDS-in, ndërsa të ftuarit e famshëm dhe me kostume ekstravagante u mblodhën në sallën e madhe të bashkisë së qytetit për të fundit herë…

E iniciuar nga ish artisti i make-up Gery Keszler, balloja ka mbledhur rreth 30 milionë euro për kauzat anti AIDS në Austri dhe jashtë saj, që nga edicioni i parë në 1993. Keszler, njoftoi muajin e shkuar se edicioni i këtij viti do të ishte i fundit për shkak të mungesës së financimeve.

Balloja e këtij viti nisi me një ceremoni spektakolare hapjeje, frymëzuar nga bota e magjisë dhe cirku si edhe nga filmi klasik Magjistari i Ozit.

Fituesja e eurovizionit Konchita Vurst ishte ajo që hapi ceremoninë me një procesion akrobatësh, ndryshe nga ç’ndodh në një ballo tradicionale vjeneze, me 200 debutante të të gjitha moshave.

Top Channel