Armina Mevlani, një ndër bukuroshet shqiptare që ka spikatur gjithmonë për pamjen e jashtme si edhe stilin vintage që ajo ka, ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen.
Nuk kanë munguar urimet pafund si edhe dhuratat e shumta në këtë ditë kaq të bukur për Arminen, por sigurisht urimi që bie më shumë në sy është ai nga partneri i saj, djali i ish kryeministrit Sali Berisha.
Bashkangjitur dy fotove në rrjetin social instagram, Shkëlzeni gjithashtu i bën një shkrim romantik të dashurës së tij të zemrës duke i’u drejtuar me këto fjalë:
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, gëzimi dhe lumturia. Ëndërrofshim gjithmonë së bashku”. Duket se Armina po e shijon maksimalisht këtë ditëlindje dhe kjo gjë shihet qartë edhe në fotot më poshtë.
Top Channel