Mediat e të gjithë botës raportuan dje se një vajzë holandeze, e cila vuante nga stresi pas-traumës, kishte zgjedhur të vdiste me eutanazi.

Vajza ishte ngacmuar seksualisht në moshën 11-vjeçare dhe 12-vjeçare, në festa ditëlindjesh, si dhe në moshën 14-vjeçare e kishin përdhunuar dy burra pranë lagjes ku jetonte.

Stresi pas traumës e kishte çuar në pikën që të refuzonte ushqimin dhe ujin, duke shkuar në pikën e vdekjes.

Lajmi shkaktoi reagime të shumta në të gjithë botën, se si mund të lejohej një vajzë e mitur që të vetëvritej për sëmundje psikologjike që ndoshta mund të shërohej.

Por autoritetet në Holandë shpjegojnë se vajzës i ishte refuzuar kërkesa për eutanazi, të cilën e kishte bërë para një viti, dhe kishte vdekur në shtëpinë e saj, nën kujdes mjekësor, për shkak se e kishte të pamundur të ushqehej e të pinte ujë.

17-vjeçarja ishte mjekuar për depresion të rëndë dhe anoreksi në klinika të ndryshme dhe ishte përpjekur disa herë të vetëvritej.

Megjithatë, shkaku i saktë i vdekjes nuk është publikuar ende në mënyrë zyrtare. Por nuk ka as prova se vetëvrasja ka qenë me ndihmë mjekësore të kontrolluar, pra, me eutanazi.

FOTO GALERI
8/8
Lajmi për vajzën ishte shpërndarë te mediat britanike nga cen.at, një media që është akuzuar shpesh se përhap lajme të rreme, e madje ka humbur një gjyq kundër Buzzfeed për këto akuza. Megjithatë, shkaku i saktë i vdekjes nuk është publikuar ende në mënyrë zyrtare. Por nuk ka as prova se vetëvrasja ka qenë me ndihmë mjekësore të kontrolluar, pra, me eutanazi.

Top Channel