Mediat e të gjithë botës raportuan dje se një vajzë holandeze, e cila vuante nga stresi pas-traumës, kishte zgjedhur të vdiste me eutanazi.

Vajza ishte ngacmuar seksualisht në moshën 11-vjeçare dhe 12-vjeçare, në festa ditëlindjesh, si dhe në moshën 14-vjeçare e kishin përdhunuar dy burra pranë lagjes ku jetonte.

Stresi pas traumës e kishte çuar në pikën që të refuzonte ushqimin dhe ujin, duke shkuar në pikën e vdekjes.

Lajmi shkaktoi reagime të shumta në të gjithë botën, se si mund të lejohej një vajzë e mitur që të vetëvritej për sëmundje psikologjike që ndoshta mund të shërohej.

Por autoritetet në Holandë shpjegojnë se vajzës i ishte refuzuar kërkesa për eutanazi, të cilën e kishte bërë para një viti, dhe kishte vdekur në shtëpinë e saj, nën kujdes mjekësor, për shkak se e kishte të pamundur të ushqehej e të pinte ujë.

17-vjeçarja ishte mjekuar për depresion të rëndë dhe anoreksi në klinika të ndryshme dhe ishte përpjekur disa herë të vetëvritej.

Megjithatë, shkaku i saktë i vdekjes nuk është publikuar ende në mënyrë zyrtare. Por nuk ka as prova se vetëvrasja ka qenë me ndihmë mjekësore të kontrolluar, pra, me eutanazi.

FOTO GALERI
4/8
“Eutanazia është e ligjshme në Holandë, por fëmijët nga 12 deri në 16 vjeç duhet të marrin leje nga prindërit, ndryshe nga ç’u raportua dje nga mediat”, sqarojnë autoritetet holandeze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA