Qeveria Shqiptare në Korrik të vitit 2018 ndaloi prodhimin, importimin dhe shitjen e qeseve plastike, duke propozuar qese të riciklueshme në vend të tyre.
Në Shkodër, ky vendim po zbatohet shumë pak. Frutat dhe perimet, shiten ende ne qesë me material të ndaluar, kështu që me një pazar të vetem, shtëpia furnizohet me to.
Pas përdorimit të tyre dhe mos asgjësimit, Qeset dhe Plastika përfundojnë në natyrë, duke ndotur qytetet, lumenjtë dhe liqenet. Këtu jemi në brigjet e liqenit të Shkodrës dhe ashtu siç shihet edhe nga pamjet, mbetjet plastike janë të pranishme kudo duke dhe këmbanën e alarmit për një katastrofe mjedisore.
Në Shkodër, situata nga ndotja e mjedisit për shkak të mbetjeve plastike paraqitet problematike edhe në në brigjet e lumit Kir si dhe në disa zona në brendësi të qytetit.
Top Channel