Muaji i mjaltit kthehet në tragjedi, ky është çifti britanik që humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit privat në ishullin grek Akulli ka përfshirë Australinë Lindore duke sjellë borë në zona si Queenslandi subtropikal. Byroja australiane e Meteorologjisë e ka përshkruar këtë si një fenomen të rrallë, duke vënë në dukje se shteti nuk ka njohur reshje domethënëse bore që nga viti 2015.
Paralajmërime për motin e keq janë lëshuar për një zonë me shtrirje 1.000 km, që përfshin edhe Sidnein. Njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta.
Bora në Queensland, sipas meteorologëve, ka ardhur si pasojë e ajrit të ftohtë nga jugu dhe është e pazakontë në një shtet me klimë tropikale.
“Online”, ndërkohë, shumëkush ka nxituar të komentojë skenat në shtetin me diell të Australisë.
Në fakt, qershori shënon fillimin e dimrit në Australi. Vendi ka përjetuar verën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë dhe ngjarjet ekstreme të motit, kohët e fundit përfshijnë thatësira, përmbytje dhe zjarre në pyje.
Top Channel