Akulli ka përfshirë Australinë Lindore duke sjellë borë në zona si Queenslandi subtropikal. Byroja australiane e Meteorologjisë e ka përshkruar këtë si një fenomen të rrallë, duke vënë në dukje se shteti nuk ka njohur reshje domethënëse bore që nga viti 2015.

Paralajmërime për motin e keq janë lëshuar për një zonë me shtrirje 1.000 km, që përfshin edhe Sidnein. Njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta.

Bora në Queensland, sipas meteorologëve, ka ardhur si pasojë e ajrit të ftohtë nga jugu dhe është e pazakontë në një shtet me klimë tropikale.

“Online”, ndërkohë, shumëkush ka nxituar të komentojë skenat në shtetin me diell të Australisë.

Në fakt, qershori shënon fillimin e dimrit në Australi. Vendi ka përjetuar verën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë dhe ngjarjet ekstreme të motit, kohët e fundit përfshijnë thatësira, përmbytje dhe zjarre në pyje.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA