Vizë për të jetuar në çadër. Zelandë e Re, program i veçantë emigracioni

03/06/2019 14:21

Ndoshta je lodhur së ndari një apartament me qira me 5 persona të tjerë, apo je lodhur nga puna që nuk po të çon askund? Ndoshta je thjesht një milioner që do të jetë i pasur diku tjetër. Pavarësisht rastit, Zelanda e Re ka sistemin e emigracionit që bën për ty.

Programi “Global Impact Visa” i Zelandës së Re ka si qëllim të tërheqë intelektualë, por edhe të gjenerojë atmosferë pozitive në vend.

Mund të jetosh në Zelandën e Re, ose jo, të bësh biznes atje, apo jo. Kërkesa kryesore në program është “duhet të jesh një person interesant me qëllime dhe ide të mira dhe të njohësh shumë njerëz të tjerë interesantë me qëllime dhe ide të mira”.

Diçka tjetër e pazakontë për programin e vizave të Zelandës së Re është se nuk është konceptuar nga neozelandezët. Tri janë arkitektët, një etiopian dhe dy vëllezër amerikanë. Këta dy të fundit kanë një pronë afër Ëellingtonit, me çadra, tualete që prodhojnë pleh për tokën etj..

Dy herë në vit, vendi mbushet me turma nga aspirantët që i bashkohen programit të vizave, që bëjnë kamping dhe diskutojnë planet e tyre për harmoni në botë.

Për të marrë vizën nuk duhet t’iu përgjigjesh burokratëve, por merresh në pyetje nga një komision prej 4 personash që përpiqen të dalin me grupin e duhur të kandidatëve, bazuar në të shkuarën e tyre, talentin dhe ambiciet. Ata japin 70-100 viza në vit dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë deri në vitin 2020, kur qeveria do të rivlerësojë programin.

Top Channel