Në më pak se një dekadë, është e qartë se Jay-Z ka mbledhur një pasuri e cila arrin shifrat totale prej 1 miliardë $, duke u kthyer kështu si artisti i parë miliarder, sipas një shkrimi nga “Forbes”.

Bizneset e shumta të Jay-Z, emri i të cilit në të vërtetë është Shawn Carter, zotëron si pronë të tij ose ka aksione të përfshira në:

1. Aksione prej 70 milionë $ në firmën “Uber”

2. Është pronar i një shërbimi “streaming” “Tidal”

3. Koleksioni i tij i artit me vlerë 70 milionë $

4. Pronari i kompanisë së menaxhimit të sportit “Roc Nation”

5. 50 milionë $ janë të hedhura në pasuri të patundshme dhe katalogët muzikorë

I martuar me një nga divat e muzikës, Beyonce, me një pasuri prej 355 milionë $, nuk e vret dhe aq!

Ai ka qenë gjithashtu i përfshirë në politikë, në mbështetje të fushatës të Hillary Clinton në vitin 2016 dhe këtë vit ka lançuar një organizatë për reformën e burgjeve së bashku me mikun e tij reper, Meek Mill.

Jay-Z është rritur në Brooklyn, me një famë të ngritur në vitin 1996 me albumin e tij “Reasonable Doubt”.

Top Channel