Në ditët tona, qyteti perandorak i Fez-it është anashkaluar ca nga turistët në favor të Marakeshit, megjithatë kryeqyteti shpirtëror i Marokut duket po i tërheq sërish të huajt në mase e kjo falë rinovimeve të mëdha që ka bërë dhe fluturimeve low-cost.

Që prej 2013-tës, më shumë se 92 million euro investime janë hedhur në këtë qytet për rindërtimin e qendrës historike të tij dhe për zhvillimin e turizmit.

Qendra e Fezit, shtëpi e librarisë më të vjetër ende funksionale të globit, u listua nga UNESCO në 1981 si objekt i trashëgimisë kulturore për vlerat e saj të jashtëzakonshme universale. Prapa mureve të larta që rrethojnë qytetin e vjetër ndodhen 9000 shtëpi historike, 11 medrese, 83 mauzoleume, 176 xhami e 1200 punishte artizanale.

Sipas Fouad Serrhini, kreu i agjensisë së zhvillimit dhe restaurimit i ngarkuar me rehabilitimin e qendrës, në 6 vite investimesh, me mijëra ndërtesa dhe monumente është arritur të shpëtohen nga rrënimi.

Top Channel