Video/ Zjarr masiv në Antalia të Turqisë, flakët përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë Vetëm një ditë përpara zjarrit që lëndoi 32 vetë në një kamp emigrantësh në veri-perëndim të Bosnje e Hercegovinës, kryqi i kuq ndërkombëtar kishte dhënë alarmin për gjendjen e vështirë të refugjatëve në këtë vend.
“Emigrantët po vdesin në Bosnje”, thoshte organizata humanitare, e cila kujtoi sesi disa prej tyre kishin ndërruar jetë ndërsa kërkonin strehim. Kampi Miral ku ra zjarri strehon 500 emigrantë.
Të lënduarit u dërguan në spitalin e Kladusës së madhe, por episodi, që fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi, ndihmoi të tërhiqej vëmendja tek gjendja e mjerueshme e këtyre të huajve që kanë mbetur të bllokuar atje.
Përpara disa javësh, thotë Indira Kulenovic e kryqit të kuq, tre emigrantë që flinin në një ndërtesë të braktisur u dogjën të gjallë nga zjarri i nisur nga qirinjtë që përdornin për ndriçim. Shumë shpejt pas kësaj, një tjetër ra nga katet e larta të godinës ku qëndronte dhe vetëm javën e kaluar një burrë i vuri flakën vetes nga depresioni.
Gjendja psikologjike e këtyre njerëzve është shumë e rënduar, thotë ajo. Rreth 25,000 persona nga Azia dhe Afrika veriore, kanë hyrë në Bosnje nga Serbia dhe Mali i Zi, vitin e kaluar.
Vetëm rreth 3,500 prej tyre janë akomoduar në qendrat e përkohshme, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur rrugëve.
Top Channel