Një vëzhgues zogjsh nga Holanda, që mbahej peng nga grupet terroriste në Filipine, të lidhura me ISIS, është vrarë ditët e fundit gjatë luftimeve të ushtrisë me grupin e armatosur.

Evold Horn ishte rrëmbyer nga grupi i quajtur Abu Sajaf që në vitin 2012, dhe u plagos rëndë me armë zjarri gjatë një lufte 90-minutëshe midis xhihadistëve dhe ushtrisë, në ishullin Xholo.

Ministria e jashtme holandeze konfirmoi se nënshtetasi i tyre ishte vrarë, por theksuan se rrethanat e vdekjes ishin ende të paqarta për ta.

FOTO GALERI
5/6
Gjasat janë që holandezi të jetë vrarë nga rrëmbyesit pasi nuk u është paguar shpërblesa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA