Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa 07/11 23:05
Një vëzhgues zogjsh nga Holanda, që mbahej peng nga grupet terroriste në Filipine, të lidhura me ISIS, është vrarë ditët e fundit gjatë luftimeve të ushtrisë me grupin e armatosur.
Evold Horn ishte rrëmbyer nga grupi i quajtur Abu Sajaf që në vitin 2012, dhe u plagos rëndë me armë zjarri gjatë një lufte 90-minutëshe midis xhihadistëve dhe ushtrisë, në ishullin Xholo.
Ministria e jashtme holandeze konfirmoi se nënshtetasi i tyre ishte vrarë, por theksuan se rrethanat e vdekjes ishin ende të paqarta për ta.
Top Channel