Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Afër Soissons, një kompleks kolosal betoni mban të vetmin nga 10 bunkerët e Hitlerit ende të paprekur në Europë, një trashëgimi e harruar që vazhdon t’i vendosë në siklet zyrtarët lokalë. Çfarë duhet bërë me të?
Në qendër të këtij ndërtimi të jashtëzakonshëm, i gjatë 6 km dhe me plot 850 struktura betoni me 450 bunkerë, gjendet bunkeri i Fyhrerit, ku diktatori nazist ka mbajtur edhe një takim me zyrtarët e tij të lartë më 17 qershor 1944, plot 11 ditë pas asaj që njihet si “D-Day”, apo “Dita e fitores”.
“Ai ka ardhur këtu vetëm një herë, në konferencën e famshme me zyrtarët e tij të lartë, ndër të cilët Rommeli dhe Von Rudstedi, dy bosët e frontit perëndimor. Ai vetëm u bërtiti atyre, nuk tha asgjë tjetër”, tha Eric Trinon, anëtar i ASW2.
Në një hapësirë tjetër gjendej qendra më e madhe gjermane e transmetimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Zyrtarët lokalë kishin menduar njëherë të bënin biznes me të, por kishte kundërshti dhe projekti u braktis.
Sipas tyre, thjesht emri i Hitlerit i bën shumë njerëz që të largohen. Sidoqoftë, për NATO-n nuk ka probleme: nga viti 1952 deri në vitin 1956, ajo instaloi atje një postë komande me 1.500 njerëz.
Gjatë krizës kubane, atje u vendosën madje zyrat qendrore. Ushtria franceze rimori kontrollin nga viti 1968 deri në vitin 1995, për të trajnuar komandot. Në vitin 2000, vendi më në fund iu shit komuniteteve. Bunkeri u mbulua nga bimësia dhe u desh shumë punë për ta nxjerrë sërish në dritë.
Top Channel