Gazetari Denis Dyrnjaja e pyeti nënkryetarin e PD-së në studion e Top Talk, se përse ndërkombëtarët nuk po e mbështesin opozitën. Zoti Paloka tha se kjo nuk është e vërtetë dhe qëndrimi i CDU/CSU thotë të kundërtën, duke u shprehur se dorëheqja e Ramës nuk është tabu.

“Nuk është e vërtetë që nuk kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve. E patë raportin e djeshme të CDU-/CSU, që thotë se asnjë gjë nuk është  tabu dhe e ka për dorëheqjen e Kryeministrit. Ata e kanë thënë në mënyrë eksplicite ‘edhe dorëheqja e Kryeministrit nuk është tabu’, e  kanë thënë. Këtij ka 3 vjet që nuk i hapen negociatat dhe dihet se përse se nuk e jep dorëheqjen”,  argumentoi Paloka.

Më pas nënkryetari i PD-së, u shpreh se Bindja Demokratike u regjistrua në Gjykatë kundër ligjit dhe se kryetari i KQZ-së nuk është pyetur për asgjë.

“Kryetarin e KQZ nuk e pyet kush. Ai foli edhe për atë partinë që këta duan ta paraqesin si opozitë sot në mënyrën më qesharake, foli Kryetari i KQZ-së, por nuk e pyeti kush. Pse u regjistrua në Gjykatë kundër ligjit?”, aludoi Paloka.

Top Channel