Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Ka përfunduar në mënyrë tragjike ajo që për një grup prej 33 turistësh, shumica nga Koreja e Jugut, duhet të ishte një shëtitje magjike në ujërat e Danubit në Hungari: anija turistike me të cilin po udhëtonin u përmbys pas përplasjes me një mjet tjetër lundrues. Të paktën 7 persona humbën jetën prej aksidentit të rëndë, e 21 të tjerë ende nuk janë gjetur.
Nivelit i Danubit të konsideruar një magnet i vërtetë për turistët është rritur ndjeshëm prej reshjeve të dendura të shiut, ndërsa ekipet e shpëtimit paralajmërojnë se rrymat e forta mund t’i tërheqin njerëzit me vete, duke i zvogëluar kështu shanset për gjetjen e të mbijetuarve.
Anija e quajtur “Hableany”, apo “Sirena” kishte një kapacitet prej 45 deri në 60 personash. Ministria e Jashtme Koreano-Jugore e konfirmoi numrin e të zhdukurve, mes të cilëve është edhe një fëmijë.
Institucioni në fjalë po planifikon të dërgojë një ekip zyrtarësh në Hungari, ndërsa sqaroi se për familjarët e viktimave do të ketë seance këshillimi nga specialistet. Mihaly Toth, një zëdhënës i kompanisë së anijeve Panorama Deck u shpreh se mjetit i ishin kryer rregullisht shërbimet e mirëmbajtjes dhe se udhëtimi i fatkeqësisë, duket të kishte qenë në fakt, thjesht një rutinë.
Top Channel