Kuba njoftoi këtë të mërkurë se do të lejojë importin e ruterave dhe përdorimin e rrjeteve Wi-Fi të, duke hequr kështu bllokadën më të rëndë që i ishte bërë internetit në ndonjë vend të botës.

Ky është një lehtësim për kubanët që kishin nisur të përdornin linja të paligjshme interneti, të cilat dhe qeveria kishte nisur t’i toleronte kohët e fundit.

Por edhe pse qytetarët do të lejohen tani të kenë një lidhje të vetën në shtëpi, qeveria do të vazhdojë të ushtrojë kontroll të plotë ndaj përmbajtjes që do të ketë interneti.

Top Channel