Muzikë e bukur si kolonë zanore e historisë plot pasion të një legjende, asaj të Elton John. “Rocketman”, filmi biografik mbi artistin britanik, që mban firmën e Dexter Fletcher dhe interpretohet nga aktori Taron Egerton, që del në sallat e kinemave evropiane më 29 maj ndërsa në kinematë shqiptare nga 6 qershori.

Biografia, që mund të përsërisë suksesin e “Rapsodisë Bohemiane” ka tërhequr jo pak vëmendje në Kanë.

Ndoshta edhe për shkak të shumë këngëve të përfshira në film që kanë qenë kolona zanore e një gjenerate të tërë, nga Rocket Man deri tek Tiny Dancer apo Crocodile Rock, të gjitha të kënduara nga vetë Egerton që ka mahnitur publikun.

Filmi fillon nga fundi, pra nga një elton John jo i ri, në mesin e viteve 90 dhe sjell varësitë e pafundme të muzikantit, që nga alkooli e deri tek kokaina, nga ilaçet e deri tek bulimia.

Më pas, filmi kthehet tek e shkuara. Në kastin e aktorëve, bëjnë pjesë edhe Jamie Bell, Bernie Taupin, John Reid, dhe Bryce Dallas Howard që luan rolin e nënës së Eltonit.

Top Channel