Një grup nxënësish shkolle, të cilët ishin duke pritur autobusin, janë sulmuar nga një agresor me thikë në duar në qytetin e Kaëasakit, në Japoninë jugore. Të paktën 18 prej tyre u plagosën në një rrugë lagjeje të banuar, ku edhe u shënuan dy viktima: një vajzë 12-vjeçare dhe një burrë 39-vjeçar.

I dyshuari, një mashkull rreth të 50-ave, raportohet të jetë vetëplagosur më pas me thikë në qafë, në tentativë për t’i dhënë fund jetës, e më pas është arrestuar nga policia. Por, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Motivet e këtij sulmi mbeten të panjohura. Faqja informative “Kyodo” raporton se 16 prej të plagosurve janë nxënëse shkolle. Policia, e cila iu përgjigj menjëherë incidentit, gjeti në vendngjarje dy thika.

Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Kaëasakit tha për agjencinë e lajmeve “AFP” se ishte një telefonatë urgjente e orës 7:44 të mëngjesit të së martës (me orën lokale, 44 minuta pas mesnate me tonën), që njoftoi për sulmin me thikë ndaj nxënësve të një shkolle.

Shoferi i autobusit shkollor tha për mediet vendase se i dyshuari iu ishte afruar nxënësve që po prisnin të hipnin në mjetin e transportit, që do t’i çonte ata në një shkollë private të “Caritas”-it, në një zonë rezidenciale të Kaëasakit.

Top Channel